AKTUALITET, 7 Prill 2018, 16:49

Kur Arben Ahmetaj ishte i ri dhe studionte në Shtetet e Bashkuara

Nga arkivi i fotove të Mirela Bogdanit, në rrjetin social Facebook vjen kjo foto e Ministrit i Financave, Arben Ahmetaj, kur ai një 27-vjeçar dhe kyente  specializime ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara, pikërisht për Menaxhimin e Politikave Ekonomike Publike, në departamentin e Ekonomisë, në Universitetin George Washington.

Në foto, janë Arben Ahmetaj, Neritan Sejamini, Hasan Hafizi, Mirela Bogdani dhe Aida Hyka.

Ahmetaj ka kryer edhe projekte kërkimore për Financë Ndërkombëtare dhe Tregje Financiare Ndërkombëtare në Universitetin e Harvardit, SHBA (1999- 2000) dhe ka bërë Master për Tregti Ndërkombëtare dhe Diplomaci në Patterson, Universi­teti i Kentucky, SHBA.