AKTUALITET, 7 Prill 2018, 18:54

Artan Hoxha zbulon lidhjet e Klement Balilit me politikën

Artan Hoxha zbulon lidhjet e Klement Balilit me politikën

Gazetari investigativ, Artan Hoxha i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” të Nisida Tufës ka folur në lidhje me të ashtuquajturin "Eskobari i Ballkanit", Klement Balili.

Gazetari Hoxha theksoi se Klement Balili ka rezultuar i lidhur me të gjitha palët politike në vend, në varësi të situatave të ndryshme.

“Klement Balili është një personazh, që rezulton i lidhur me të gjitha palët, duke mbështetur njërën apo tjetrën. Flas si kontributor në fushata, duke filluar që nga zgjedhjet e 2005 e mbrapa. Hetimet në Shqipëri nuk kanë ecur për shkak se prokuroria jonë, të paktën në kohën e Llallës, deklaronte se pala greke vonon dërgimin e dokumenteve, materialeve shtesë. Por, nga ana tjetër, ka një hetim të nisur në vitin 2016, i cili deri më tani nuk ka ecur. ”- u shpreh gazetari Hoxha.

Gjithashtu, Hoxha tha se “Klement Balili vazhdon të jetë në kërkim dhe vazhdon të jetë një nga personat më të kërkuar edhe për shkak të përmendjes së emrit nga ambasadori amerikan vazhdimisht”./ CNA.al