TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nisur nga shqetësimet dhe rreziku i vazhdueshëm që shfaqin mjetet e shërbimit publik, kryesisht në rrugën interurbane kryesore Tiranë – Durrës dhe anasjelltas, duke ndaluar jashtë stacioneve të miratuara për marrjen dhe zbritjen e pasagjerëve jashtë këtyre stacioneve,Policia Rrugore e Tiranës prej disa ditësh ka monitoruar pikat e rrezikut, ku haset më së shumti ky fenomen, dhe sot janë organizuar disa pika kontrolli për monitorimin, kontrollin dhe procedimin administrativ sipas shkeljeve të evidentuara nga agjentët verifikues
Përveç masave administrative për mjetet e shërbimit publik të cilët u ndëshkuan, Policia Rrugore apelon që pasagjerët të stacionohen në vendet e miratuara nga autoritetet përkatëse, me qëllim disiplinimin e këtij shërbimi dhe rritjen e sigurisë në rrugët urbane dhe interurbane të kryeqytetit.