TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lajmi mori dhen kur paparacet kapen Selena Gomez me Justin Bieber.
Mediat nisën dhe zhbiruan më tepër se kaq, duke vërtetuar kështu për rikthimin e saj me këngëtarin dhe ndarjen definitive me The Weeknd. Por pavarësisht kësaj, asnjë deklaratë nga asnjëra palë.
Gjatë pozave për revistën e famshme “Billboard”, Gomez ka dhënë edhe një intervistë ku rrëfeu gjëra të rëndësishme për jetën e saj por dhe për ndarjen me The Weeknd.
Ata nuk janë më miq në rrjetet sociale dhe kjo na bën që të mendojmë për një ndërprerje marrëdhënie në mënyrë jo të mirë.
Por Selena hedh poshtë çdo dyshim dhe flet për një miqësi mes tyre.
“Jam vërtetë krenare që unë dhe ai tani jemi miq. Ne e përfunduam lidhjen si dy miq të mirë dhe është vërtetë inkurajuese se si ne kujdesemi për njëri-tjetrin”, ka thënë ndër të tjera këngëtarja.
Gjithashtu ajo foli edhe për lidhjen e saj me Justin Bieber.
“Unë jam 25 vjeç. Nuk jam 18, 19 ose 20. Unë i çmoj njerëzit që kanë ndikuar me të vërtetë në jetën time. Unë mendoj se një përfaqësim i vërtetë i dashurisë është përtej vetes. Gjërat më të vogla janë të efektshme”, thotë ajo, pa dashur të tregoj nëse është rikthyer me Justin Bieber. TPZ.al
[gallery ids="29123,29124,29125,29126,29127,29121,29120,29119,29122"]