LIFESTYLE, 30 Nëntor 2017, 15:46

Këngëtari Genc Prelvukaj baba, uron djalin e tij për ditëlindje

Jemi mësuar të degjojmë këngët e tij apo dhe për lidhjen me këngëtaren Eni Koçi, por asnjëherë ai nuk ka folur përtej këtyre dy aspekteve. Sot këngëtari Genc Prelvukaj ka publikuar një foto të birit që feston 12 vjetorin,.

Genci është i divorcuar nga nëna e Gjinit (djalit të tij) dhe aktualisht përflitet për një lidhje dashurie me Eni Koçin edhe pse askush prej tyre nuk kanë dhënë një konfirimim zyrtar.

Ja cili është urimi që ai ka bërë për djalin e tij në Instagram :

“Gjin urime ditëlindjen. Sot ti i mbush 12 vjeç e unë do të doja pafund që të bëhesh 100 vjeç. Të kesh lumturi, fat dhe shumë ditë të bukura. Dua të jesh i mirë me njerzit, plot respekt dhe të dhurosh dashuri e mirësi kudo të jesh. Ta duash familjen, vendin tënd dhe të punosh çdo ditë për të qenë i zoti në çdo gjë që të intereson. Unë do të jem gjithmonë pranë teje. Të do babi!” – ka përfunduar ai.