LIFESTYLE, 30 Nëntor 2017, 14:00

Jesse Golden: Urrej meshkujt që janë seksualisht agresiv

Jesse Golden: Urrej meshkujt që janë seksualisht agresiv

Kur artriti kishte kërcënuar jetën e balerinës së bukur Jesse Golden, ajo ishte kundërpërgjigjur dhe me ndihmën e jogës lakuriq, ajo ishte bërë njëra nga modelet me trupin më fleksibil dhe elastik në Instagram.

Padyshim se Golden  është njëra nga modelet me qëndrimin më të mirë Ndërsa pozon para aparatit. Ajo thotë se për t’ia arritur këtë, ushtron çdo ditë, sidomos jogën lakuriq, ku ajo mund të shtriqet lirshëm.

Ajo thotë se jeta e saj ishte në rrezik nga artriti, e cila rrezikohej të paralizohej, por ajo nuk kishte qëndruar duarkryq dhe me ndihmën e ushtrimeve, kishte arritur që jo vetëm të mund këtë sëmundje, por edhe ta shndërroj trupin e saj në një trup super-seksi dhe të përkryer.

Në fotot e saj të cilat i poston në Instagram, shihet me pak rroba në trup, pasi siç thotë edhe vetë ajo, ndërsa bën joga, ajo duket shumë më bukur dhe më seksi.

Ajo thotë se ka shumë vite që aplikon jogën lakuriq dhe tashmë ka bërë edhe një libër me foto ku shihet në poza të ndryshme tërësisht e zhveshur. Jesse ka folur edhe rreth meshkujve dhe gabimeve që ata bëjnë kur mundohen ta joshin.

“Ajo që më së shumti më pengon tek meshkujt, është kur ata bëhen agresiv seksualisht. Ata gjatë tërë kohës e kanë mendjen vetëm te seksi dhe mundohen të shmangin bisedat për gjëra të rëndomta. Nuk mund të jesh një mashkull i duhur për një femër, nëse nuk je në gjendje ta dëgjosh atë duke folur për çështje të ndryshme jetësore. Shpesh më ka ndodhur që kur kam dalë në takim dashurie, derisa kam folur për djalin tim të vogël, ata më kanë thënë se nëse dua edhe një fëmijë tjetër, vetëm duhet t’i telefonoj. Kjo ishte shumë irrituese”, ka deklaruar ajo.

Bukuroshja, e cila njihet për sytë e saj të jashtëzakonshëm, momentalisht është beqare dhe jeton vetëm me të birin e saj 5-vjeçar, të cilin e ka nga një aventurë e shkurtër dashurie.

[gallery ids="28448,28447,28446,28445,28444,28437,28438,28439,28440,28441,28435,28434,28433,28432,28436"]