LIFESTYLE, 30 Nëntor 2017, 14:54

Selena Gomez i kërkon ndjesë The Weeknd

Mbas disa muajsh lidhje, Selena Gomez dhe reperi kanadez The Weeknd, dhanë lajmin e ndarjes së tyre.

Këngëtarja e famshme Selena Gomez u afrua sërish më ish-të dashurin e saj Justin Biber dhe mendohet se kjo ka qenë arsyeja e ndarjes së tyre.

Me siguri, këngëtarja ndihet në faj për këtë gjë dhe i kërkon ndjesë përmes një fotoje në Instagram. Selena edhe pse nuk ka përmendur asnje emër, kuptohet që mbishkrimi i saj “Gjithë ndjesat e mia” është për The Weeknd .