TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Thuaj lamtumirë anemisë me këtë përzierje. Me tre lugë gjelle në ditë do të shtoni rruazat e kuqe dhe do të mbani hemoglobinën në nivelin e duhur, për të qenë të shëndetshëm. Nëse hemoglobina është në nivele të ulëta, atëherë transferimi i oksigjenit reduktohet, gjë që shkakton anemi.
Kjo përzierje natyrale do të rrisë nivelin e eritrociteve në gjak. Ka shije të mirë dhe sigurisht shumë efekte pozitive për shëndetin.
Përbërësit:
200 ml mjaltë
200 g arra
200 g rrush i thatë
200 ml lëng karotë
200 ml panxhar i kuq
2 limona
Përgatitja:
Lani mirë limonët, prijini në dysh dhe hiqjani farat. Grijini bashkë me lëkurat dhe futini në një kavanoz. Shtoni mjaltë, lëngun e karotës dhe panxharit dhe përziejini mirë. Shtoni edhe arrat dhe rrushin e thatë, të grirë. Përziejeni përsëri.
Do të përfitoni rreth 1 kg përzierje të shijshme dhe të shëndetshme. Ruajeni në frigorifer.
Përdorimi:
Hani 1 lugë gjelle para çdo vakti, tre herë në ditë. Ky ilaçi nuk ka efekte anësore. Përkundrazi, do t’ju japë më shumë energji dhe pas dy javësh anemia do të përmirësohet dukshëm./shije.al/