LIFESTYLE, 1 Dhjetor 2017, 12:17

Fiton çmimin 'Gruaja e Vitit', Selena Gomez mes lotësh: E meriton dikush tjetër

Fiton çmimin 'Gruaja e Vitit', Selena Gomez mes lotësh: E

 

Selena Gomez, këngëtarja me famë botërore, këtë verë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore,  ishte në qendër të vëmendjes si asnjëherë tjetër. Ajo së bashku me mikeshën e saj, Francia Raisa, u komentua nga çdo media dhe portal on-line, e sidomos për statusin falënderues që i bëri Raisa.

Por mirënjohja e Gomez nuk mbaroi këtu.

Mbrëmë, këngëtarja ka fituar çmimin “Gruaja e Vitit”, nga “Billboard”, e përlotur, ajo tha se këtë çmim nuk duhet ta fitonte ajo, por shoqja e saj e ngushtë që i shpëtoi jetën.

“Mendoj se këtë çmim duhet ta merrte Francia. Ajo më shpëtoi jetën. Unë ndihem tmerrësisht me fat”,- është shprehur Selena. TPZ.al

[gallery ids="29011,29009,29010,28999,29017,29016,29014,29013,29008,29018"]