LIFESTYLE, 1 Dhjetor 2017, 11:35

Ilda Bejleri: Panuçi është i rreptë por jo vetëm me mua

Ilda Bejleri: Panuçi është i rreptë por jo vetëm me

 

Gazetarja e Supersport, e ftuar mëngjesin e sotëm në "Wake Up", ka zbuluar disa detaje rreth jetës së saj private dhe marrëdhënien që ka me trajnerin e ri të Kombëtares, Christian Panuçin.

E pyetur se si e ka marrëdhëniet me trajnerin italian, Ilda është shprehur: "Është i rreptë por jo vetëm me mua. Në takimin e parë me të, nuk lejoheshin fotot", por bukuroshja e Supersport ja ka dalë t'i mbushë mendjen trajnerit të bëjnë një foto së bashku.

Ilda Bejleri ka zbuluar dhe disa detaje lidhur me karakteristikat që duhet të ketë partneri i saj. "I dashuri nuk duhet të jetë patjetër futbollist. Ka gjëra më të rëndësishme se sa profesioni", është shprehur Bejleri në "Wake Up" .

[gallery ids="28924,28933,28932,28930,28931,28929,28928,28927,28926,28925,28923,28922"]