LIFESTYLE, 30 Nëntor 2017, 11:38

Bukuroshja me sindromë Down përfaqëson shtetin e saj në konkursin e Miss-eve (foto)

Bukuroshja me sindromë Down përfaqëson shtetin e saj në

Vajza me sindromën Down, Mikayla Holmgren u përzgjodh të përfaqësojë vendin e saj Minnesota, në Miss USA.

22-vjeçarja, studente në Universitetin Bethel, ka fituar dy cmime, atë të Shpirti i Miss USA dhe çmimin e udhëheqëses.

“Isha shumë e habitur, shpërtheva në lot. Nga një prej kompeticioneve të bukurisë për personat me nevoja të veçanta përfundova në konkursin më të madh në botë. Është paksa çmenduri,” u shpreh bukuroshja ndërsa të gjithë e duartrokiten.

“Dua të shfaq personalitetin tim. Dua t’i tregoj botës si është të jesh unë, e lumtur, e gjallë. Dua t’i tregoj botës si është në të vërtetë sindroma Down”, - përfundon Holmgren

[gallery ids="28284,28285,28286,28287,28288,28289,28290,28291,28292,28293,28294,28295"]