LIFESTYLE, 20 Prill 2020, 14:03

“Më në fund…”, Eros Grezda zyrtarizon lidhjen me Oriola Marashin: Më ndihmoi për tortën e dashura…

“Më në fund…”, Eros Grezda zyrtarizon lidhjen me


Futbollisti i Kombëtares shqiptare të Futbollit, Eros Grezda konfirmon lidhjen pasionante të dashurisë me modelen Oriola Marashi. Në një intervistë për “Top Channel”, teksa foli për futbollin dhe gëzimin që do të rinisë stërvitjen, ai pranoi lidhjen me Marashin teksa shtoi se tortën e famshme të ditëlindjes, ia kishte përgatitur ajo.

“Po, më në fund erdhi lajmi që mund të vazhdojmë stërvitjen. Do fillojmë të stërvitemi me grupe me trajnerin e Atletikës. Pastaj do të shikojmë se si do të shkojë situata, mbase mund të shkojmë në ndonjë vend për përgatitje. Ajo nuk dihet. Si fëmijë, kam qenë shumë u dhënë pas Formula 1. Kur mbaroj stërvitjen, luajn online Formula 1. Nuk është se kam festuar ndonjë gjë thjesht, e kam kaluar në shtëpi. Më ka ndihmuar e dashura për tortën”, u shpreh Grezda.

https://youtu.be/1yaSD_1mN-M

Disa ditë më parë, Grezda festoi 25-vjetorin në karantinë. Ai ndau me miqtë në rrjetet sociale edhe fotot e tortës që u përgatit për të në mesnatë nga Marashi. Bukuroshja filmoi përgatitjen e tortës që kishte realizuar me dashuri, me mbishkrimin “Happy Birthday”.