LIFESTYLE, 20 Prill 2020, 10:05

VIDEO/ Me puro në dorë, Ermal Mamaqi tregon s’i mund të pasuroheni në karantinë

VIDEO/ Me puro në dorë, Ermal Mamaqi tregon s’i mund të

Aktori dhe moderatori Ermal Mamaqi ka vendosur të ndajë një video-mesazh motivues për të gjithë ndjekësit e tij. Me puro në dorë, Mamaqi e ka nisur videon e tij duke treguar se pas pandemisë së Covid-19, gjërat në botë do të vijnë duke u përkeqësuar, sidomos ekonomia. Me rritjen e papunësisë, aktori ka sugjeruar se çfarë mund të bëni, për të qenë njerëz më të aftë në të ardhmen, dhe për t’u pasuruar, me një profesion që do të ketë më shumë fitim se ai që keni bërë. Gjithashtu ai ka theksuar se duhet të lexojmë libra të vërtetë, ata që na mësojnë strategji, dhe jo romane, të cilat sipas tij, janë për pensionistët. POSTIMI: Miqtë e mi gjërat do vijnë e do përkëqësohen këto dy vitet e fundit, sepse në planet ka rënë një virus, besoj se e dini. Papunësia ka arritur në nivelin më të lartë që nga viti 1882. E ça do ndodhi? Shqiptarët do kthehen në Shqipëri, dhe e dini kush preket më shumë nga këto që do ndodhi, duhet të frikësohen ata që nuk kanë vlerë. Ata që janë mësuar të fitojnë ndonjë copë rroge pa bërë asgjë. Ky është lajmi i mirë për ata që vlejnë sepse paguhen sepse dinë ta bëjnë punën e tyre perfekt. Do ketë më pak vende punë. është momenti që të veprosh, ta lesh divanin, dhe të bësh dicka për veten tënde, që të futesh tek ao grupi i njerëzve me vlerë. Duhet të futesh të kërkosh cili është profesioni që do të ketë më shumë fitim për pesë vitet e ardhshme. Duhet të mësosh se si ta masterizosh veten dhe të bëhesh version më i mirë i vetes. Nesër do kërkohet kualitet më i mirë.
 
View this post on Instagram
 

Mesazh motivimi nga Ermal Mamaqi

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on