LIFESTYLE, 19 Prill 2020, 20:04

Ranë në dashuri në karantinë, kur panë njëri tjetrin nga ballkoni, historia e pazakontë e çiftit italian 

Ranë në dashuri në karantinë, kur panë njëri

Një histori e pazakontë dashurie, është zhvilluar në gjendje karantine, në Verona të Italisë.

39 vjeçarja Paola Agnelli dhe 38 vjeçari Michele D'Alpaos, ranë në dashuri, kur panë njëri tjetrin nga ballkoni, në momentin kur motra e Paolas, një violiniste, po performonte në ballkon.

Lisa Agnelli i tha BBC Radio Four, se "çdo ditë unë luaj në violinë në ballkon dhe në atë ditë, 17 mars, motra ime po më ndihmont me audion. Michele e pa motrën time dhe u dashurua, ndërkohë që unë performoja 'we are the champions' ", tha motra e 39 vjeçares.

"Unë dola në ballkon sepse Lisa po luante në violinë dhe pashë Michelen, duke qëndruar në ballkonin përballë. E kuptova se ai është vëllai i shoqes time Sylvia dhe thashë me vete 'sa burrë i pashëm'", tha Paolo Agnelli.

Historia e tyre e dashurisë nisi pikërisht në karantinë dhe D'Alpaos, nisi t'i shkruajë Paolas në instagram.

"Ne e kuptuar që ndajmë të njëjtat vlera dhe kjo do të isht një bazë solide për marrëdhënien tonë - ne jemi të dy njerëz këmbëngulës por gjithshtu të ndjeshëm", tha Agnelli.

Për t'i shprehur dashurinë Paolas, Michele ka shkruar emrin e saj në një baner të madh dhe e ka varur në katin e fundit të ndërtesës. Historia e tyre ka entuziasmuar tej mase, komshinjtë e tyre.