LIFESTYLE, 20 Prill 2020, 14:00

“Kam thyer shumë zemra djemsh dhe vajzash”, Ana Lika flet herë të parë për lidhjen me futbollistin Amir Rrahmani

“Kam thyer shumë zemra djemsh dhe vajzash”, Ana Lika flet


E ftuar në “Why Not?” përballë moderatores, Roza Lati, aktorja Ana Lika ka folur dhe për marrëdhënien e saj, të përfolur kohëve të fundit, romancën me futbollistin Amir Rrahmani.

Ana Lika nuk e ka mohuar lidhjen me futbollistin me origjinë nga Kosova, por ka preferuar të mos e komentojë gjatë. Ndërsa është shfaqur fotoja e çiftit më të ri në showbiz në ekranin e studios, Ana Lika ka pranuar se ka thyer plot zemra djemsh, por edhe vajzash.

“Do kem thy shumë zemra çunash se shif e shkuaj më. Nuk besoj se vetëm zemra cunash por edhe zemra gocash,”- u shpreh ajo në Why Not?.

Ndërkohë që duke folur për bluzën e njëjtë me të cilin ishin shfaqur në rrjete sociale, ajo theksoi se firma nuk prodhon vetëm një masë të kësaj trikoje, duke e kaluar me humor, por pa shumë detaje, historinë e dashurisë me futbollistin Amir Rrahmani.

Ndërkohë ajo pranoi që për një kohë të gjatë kishte qenë në një udhëtim në Italim, dhe është kthyer dy dita para se shteti fqinj të hynte në karantinë.

https://youtu.be/S5ZDLX95S_o