AKTUALITET, 30 September 2026, 10:49

Kreu i policisë së Korçës del pas 40 minutash nga SPAK: Nuk e di pse kisha një parandjenjë që do të isha këtu

Kreu i policisë së Korçës, Vilson Bala u paraqit në SPAK paraditen e kësaj të mërkure.

Siç u raportua fillimisht, Bala dikur kreu i policisë së Durrësit dhe shef i operacionales në Tiranë, do pyetej për çështjen e Ergys Agasit.

Pas 40 minutash në ambientet e SPAK, Bala doli teksa u pyet nga gazetarët për arsyen e paraqitjes së tij në Prokurorinë e Posaçme.

Ai e shmangu pyetjen duke thënë me ironi se “nuk e di pse kisha një parandjenjë që do të isha këtu”.