TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndërsa kryeministri Edi Rama njofton çdo ditë në faqen e tij në rrjetet sociale, nga një urdhër të ri, revolta qytetare sa vjen dhe shtohet.
Pasditen e sotme, shefi i qeverisë publikoi rregullat e reja për qytetarët që duan të shkojnë në punë me automjet, ndërsa menjëherë nuk kanë munguar komentet e qytetarëve që shprehin pakënaqësinë e tyre.
"O plako e ke idenë që në ndërtim 80% e punonjësve janë pa makina? Aktualisht gjysmat janë lënë në shtëpi sepse me 3 persona në makinë aq mundësia për të transportuar njerëz...Tani ti thua që duhet të jetë vetëm një person në makinë???? Kjo duket tallje në një farë mënyre", shkruan në komentin e tij një qytetar.
Ndërsa një tjetër shkruan: "Deri tani të kemi duartrokitur për masat po këtu e menderose!!! Pse leje për makinën vetëm ata që janë në punë? Ne që dalim vetëm 1 herë në javë për pazar me çfarë ti ngremë se 2 duar kemi?"