LIFESTYLE, 18 Prill 2020, 15:02

FOTOLAJM/ Ana tjetër e koronavirusit, ja si ka ndryshuar cilësia e ajrit në Tiranë. Pamjet para dhe gjatë izolimit të qytetarëve

Izolimi për shkak të pandemisë nga koronavirusi dhe vecanërist mungesa e qarkullimit të shtuar me automjete e ka një të mirë. Efekti është ndier nga të gjithë dhe lidhet me cilësinë e ajrit.

Shumë prej nesh, sa hapim dritaret dhe hedhim vështrimin tej, ne ato hapësira që ishim mësuar t’i shihnim të mjegullta, mes tymit, e smogut, pas ditësh në izolim, i shohim të shfaqen më qartë, shumë më pastër.

Shihni në këtë galeri fotosh më poshtë nga LSA, se si duken zona të ndryshme të kryeqytetit, para dhe ndërsa kanë kaluar mbi pesë javë izolim.