TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Koronvirusi nuk i ka ndalur dy të rinjtë nga Shkodra që të martohen. Pavarësisht frikës ata kanë realizuar ceremoninë e dasmës e cila ka qenë shumë ndryshe nga çdo të ishte në kohë normale.
Dasma kishte shumë pak të ftuar, ndërkohë që unazat janë shkëmbyer përpara Kishës, e cila ishte e mbyllur. Të rinjtë nuk kanë vendosur maska dhe as doreza dhe madje nuk kanë respektuar as rregullat e distancimit
Nuk kanë munguar edhe fotot e rastit apo filmimet pranë Kishës, për ta përjetësuar këtë moment të rëndësishëm të jetës së tyre. Ndërkohë të ftuar duket se kanë qenë vetëm rrethi i ngushtë familjar.
Përhapja e Koronavirusit ka bërë që një pjesë e mirë e ceremonive martesore të shtyhen përtej tetorit, ndërsa të tjera çifte i kanë anuluar dasmat të pasigurtë për fundin e pandemisë.