LIFESTYLE, 18 Prill 2020, 21:40

Pësoi hemoragji cerebrale, shtrohet në spital aktori Bruno Shllaku

Pësoi hemoragji cerebrale, shtrohet në spital aktori Bruno Shllaku

Aktori Bruno Shllaku është shtruar këtë pasdite në spital, pasi ka pësuar hemoragji cerebrale.

Për fat të mirë, gjendja e tij shëndetësore raportohet si jo e rënduar, por ndodhet i shtruar në Reanimacion për t’u mbajtur në kontroll.

Bruno Shllaku ka patur dhjetëra role në skenën e teatrit dhe të kinematografikë. Ende nuk dihen shkaqet që e çuan në këtë gjendje Shllakun.