BALLKAN, 22 Mars 2020, 13:32

Me maska e të panikosur nga tërmeti i fortë, qytetarët mbushin rrugët në Zagreb, pamjet e frikshme


Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 5.3 riter në Kroaci ka tronditur vendin,  ku për pasojë humbi jetën në spital edhe një 15-vjeçar që ka ndërruar jetë në spital.

Nga mediat e huaja shihet që tërmeti ka shkaktuar dëme të mëdh  në ndërtesa, ka shkatërruar makina, ndërsa është parë që rrugët janë  mbushur nga njerëzit të  cilët të  frikësuar  kanë braktisur shtëpitë.

“Ka zgjatur më shumë se 10 sekonda. Deri më tani, më i fuqishmi që kam përjetuar.”- ka thënë një dëshmitare, shkruan Reuters.

Ndërkohë në fotot që po bëjën xhiron e rrjetit shihet dhimbja e madhe e qytetarëve të  cilët nuk dinë nga cila fatkeqësi të  mbrohen më parë, koronavirusit apo tërmetit tragjik.