BALLKAN, 2 Shkurt 2020, 08:28

Qeveria e re në Kosovë, sot pritet të arrihet marrëveshja mes VV dhe LDK-së, nesër votimi në Kuvend

Qeveria e re në Kosovë, sot pritet të arrihet marrëveshja


 Ditën e sotme, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës pritet që të arrijnë në një marrëveshje përfundimtare për krijimin e qeverisë së re. Nesër, në seancën në Kuvend pritet që të votohet qeveria e re.

Mediat vendase shkrujanë se zyrtarët e të dy partive do të jenë sot në kontakt të vazhdueshëm për bashkërendimin e veprimeve në drejtim të marrëveshjes. Para arritjes së marrëveshjes, të dy partitë do të mbledhin Këshillet e Përgjithshme, aty ku do të prezantohet marrëveshja në parim, ndërkaq që ky organ pritet ta votojë formalisht atë. Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së pritet të fillojë në orën 13:00, ndërkaq që nuk dihet se kur do ta bëj Vetëvendosja këtë.

Një ditë më parë Glauk Konjuca dha dorëheqjen nga si kreu u Kuvendit të Kosovës, duke u bërë kështu ‘kurbani’ i parë i Lëvizjes Vetëvendosje për të arritur koalicionin me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ndërsa për këtë marrëveshje që pritet të arrihet sot, kryeministri në ikje Ramush Haradinaj ka deklaruar se qeveria e Kosovës duhet të formohet sa më shpejt.