BALLKAN, 2 Shkurt 2020, 10:06

Albin Kurti arrin marrëveshje me Isa Mustafën, shkon në 15 numri i ministrive. Kryeparlamentari i shkon LDK-së

Albin Kurti arrin marrëveshje me Isa Mustafën, shkon në 15 numri


Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë nënshkruar  marrëveshjen për koalicion qeverisës.

Albin Kurti: U dakordësuam për të zgjedhur qeverinë e re. Ne e kemi nënshkruar marrëveshjen dhe jemi marrë vesh për të gjitha. Kryetari Mustafa do mbajë mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm. Unë si kryetar i Vetëvendosje mësova se po organizohet referendumi. Ky provës nuk ka qenë i lehtë.

Mustafa: Ne kemi arritur marrëveshje. E vlerësojmë e është marrëveshje në dobi të Kosovës. Marrëveshja është rezultat i mirëkuptimi dhe një pune mjaft të gjatë. Kemi hulumtuar të gjitha alternativat dhe kemi ardhur në një zgjidhje që mendojmë se është në interes të Kosovës.

Albin Kurti: Jemi dakordësuar të kemi 15 ministri dhe 33 zvministra.