BALLKAN, 1 Mars 2020, 08:57

Shkon në 7 nurmi i të infektuarve nga koronavirusi në Greqi

Shkon në 7 nurmi i të infektuarve nga koronavirusi në Greqi


Ka shkuar në 7 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Greqi. Përveç 38-vjeçare së infektuar në Selanik, së bashku me fëmijën e saj dhe dy gra të tjera, të shtunën në Athinë janë konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë edhe tre raste të tjera të koronavirusit SARS-COV-2

Ndërkohë në rang global koronavirusi vijon të marrë jetë. Deri më tani janë regjistruar 2920 të vdekur dhe mbi 85 mijë njerëz janë infektuar nga koronavirusi në botë. Në SHBA janë paraqitur edhe 60 rastet e para, ndërsa Italia numëron 21 të vdekur e 46 të rikuperuar nga virusi famëkeq. Shqipëria nuk e ka pasur ende rastin e parë të infektuar, ndërkohë që kontrollet e qytetarëve në pikat kufitare janë shtuar.

Greekcitytimes