BALLKAN, 26 Janar 2020, 14:24

Me mjekër dhe flokët e qethura, arrestohet 30-vjeçari kosovar në Itali: Fantazma e Venecias

Me mjekër dhe flokët e qethura, arrestohet 30-vjeçari kosovar


Një shqiptar i Kosovës është vënë nën prangat e policisë italiane, pasi ai qarkullonte nëpër qytet duke mbajtur me vete një thikë.

Shpesh herë kishte kërcënuar njeërz në qytetin e Venecias, ndërsa sipas policisë italiane edhe kishte sulmuar njerëz me thikën 10 cm të gjatë në San Marco dhe Rialto.

Pas arrestimit të tij, italianët e kanë quajtur 30-vjeçarin Kosovar si Fantazmën e Venecias.”

Ndërkohë është publikuar edhe fotoja e “fantazmës”, 30-vjeçarit kosovar që sulmonte nejrëzit nëpër rrugët e qytetit.

30-vjeçari me mjekër dhe flokë të qethur është publikuar nga policia italiane ku krahas fotos së tij kanë shkruar: Paralajmërimi i rrezikut për Venecias.