BALLKAN, 29 Janar 2020, 13:44

Thaçi përshëndeti zgjidhjen e Trump për Palestinën. Carl Bildt: Këtë do donte Millosheviçi për Kosovën

Thaçi përshëndeti zgjidhjen e Trump për Palestinën.

Ndonëse presidenti Hashim Thaçi dhe shefi i diplomacisë Pacolli e përshëndeti , “planin e paqes” që prezantoi Trump për Izraelin dhe Palestinën, jo të gjithë janë në një mendje. Sipas njohësit të mirë të Ballkanit, Karl Bildt ky do të kishte qenë plani që Millosheviçi do të preferonte për Kosovën. Në provokimin e tij Bild shkruan se është i sigurtë që edhe diktatori serb do kishte dashur një zgjidhje alla Trump, ku gjithçka kontrollohej nga ushtria dhe do të kishte disa të drejta për qytetarët kosovarë.