BALLKAN, 9 Shkurt 2020, 10:36

Dyshohet se vrau partneren e tij 33-vjeçare, arrestohet kosovari në Gjermani

Dyshohet se vrau partneren e tij  33-vjeçare, arrestohet kosovari në


Në Gjermani një shtetas kosovar është arrestuar nën akuzën e vrasjes së partneres së tij.

Sipas mediave gjermane gruaja e kosovarit është gjetur e pa jetë pasi është qëlluar me disa plumba në makinën e shqiptarit në Minfeld.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të shtunën e 8 shkurtit, kur oficerët e policisë ndaluan një një makinë, nga ku pronari  i automjetit doli me armë në dorë.

Ndërkohë nga kontrolli që ka kryer policia gjermane është  gjetur e pajetë 33-vjeçarja nga Landau. Ka qenë një mjek që e ka konfirmuar vdekjen e saj  në vendin ku ndodhi krimi.

Pasi provat lënë të dyshohet më shumë për kosovarin që ishte në makinë me 33-vjeçaren e vrarë, prokuroria ka kërkuar që kosovari të vihet nën pranga.

Ndërkohë pas kësaj ngjarje tragjike policia po heton akoma mbi zbardhjen e plotë të krimit të rëndë.