AKTUALITET, 10 Qershor 2019, 18:14

Me kë do ta shkarkoni Metën? Basha sfidon socialistët me këta emra

Me kë do ta shkarkoni Metën? Basha sfidon socialistët me

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka sfiduar socialistët, duke i përmendur edhe emrat e personave që opozita i ka akuzuar si të inkriminuar, apo bashkëpunëtorë të krimit.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Meqë disa socialistë sot kanë dëshirë të flasin për shkarkimin e Presidentit, kam një pyetje për ta?

Kush do ta gjykojë dhe shkarkojë Presidentin? Ilir Ndrazhi përfaqësuesi politik i bandës së Avydylajve apo Jurgis Çyrbja, përfaqësuesi politik i bandës së Shullazit, Rrahman Rrahja apo Luan Harusha përfaqësuesi i bandës së Bajrave, apo Reme Lala, përfaqësuesja e familjes kriminale Lala?

Kush do ta gjykojë dhe shkarkojë Presidentin, Damian Gjiknuri që donte të pastronte 30 milonë euro për llogari të Edi Ramës, duke fallsifikuar edhe dokumentat zyrtare të qeverisë amerikane? Apo Arben Ahmetaj përfaqësuesi i një klani mafioz ndërkombëtar të plehrave? Apo Taulanti i Begos dhe i Toyota Yaris?

Lulzim Basha në një deklaratë për shtyp nga selia blu ka marrë në mbrojtje presidentin Ilir Meta, duke premtuar se nuk do ta shkarkonte askush. Basha sfidoi socialistët me emrat që PD i ka denoncuar si bashkëpunëtorë me krimin. Basha ka deklaruar sërish se zgjedhje lokale nuk do të ketë këtë verë, duke i kërkuar qytetarëve falje për situatën e krijuar në vend.