AKTUALITET, 10 Qershor 2019, 17:37

Basha: E mbështes vendimin e Presidentit, por fjala i takon Gjykatës Kushtetuese

Basha: E mbështes vendimin e Presidentit, por fjala i takon Gjykatës

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, është shprehur se mbështet vendimin e presidentit Ilir Meta për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit, por sipas tij përtej çdo mendimi individual ka një institucion që duhet të shprehet përë këtë situatë dhe ajo është Gjykata Kushtetuese.

“Nuk më takon as mua të gjykoj vendimin e Presidentit, ndonëse e mbështes plotësisht. Politikisht unë mund të them që zgjedhjet moniste nuk janë zgjedhje.

Politikisht unë mund të them se vendimi kushtetues dhe i përgjegjshëm i Presidentit i shërben njerëzve dhe interesit publik.

Përtej cdo mendimi individual, ka një dhe vetëm një institucion që mund të shprehet: Gjykata Kushtetuese.

Këtë Gjykatë e ka shkatërruar me krenari dhe mburrje Edi Rama, sikurse ka shkatërruar edhe Gjykatën e Lartë, dhe ajo sot nuk mund të shprehet”, u shpreh Basha.