AKTUALITET, 23 Shkurt 2018, 17:35

“Taulant Balla dhe kreu i PS së Përrenjasit iu marrin banorëve ujin për fabrikën e tyre”

“Taulant Balla dhe kreu i PS së Përrenjasit iu marrin

Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një mesazh të një qytetari, në lidhje me situatën e ujit të pijshëm në Përrenjas dhe abuzimit që bëhet me të, ku në qendër të akuzave janë deputeti i PS-së, Taulant Balla dhe kryetarin e PS Përrenjas, ish kryetar komune ne Rrajce, Haxhi Çollaku.

Mesazhi i plotë i Berishës në Facebook:

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Doktor!

Uroj te jeni mire dhe te keni shendet!

Desha t’ju ve ne dijeni ne lidhje me situaten e ujit te pijshem ne Prrenjas dhe abuzimit qe behet me te. Bashkengjitur gjeni fotot e abuzimit qe ben me ujin Taulant Balla. Se bashku me kryetarin e PS Prrenjas, ish kryetar komune ne Rrajce, Haxhi Collaku, kane ngritur nje fabrike uji qe merr uje direkt nga tubi kryesor i ujesjellesit pa asnje lloj leje dhe normalisht pa paguar asgje. Uji gjendet neper dyqane me etiketen “Uje Qafthana”. Ne fillim u cudita pse Bashkia Prrenjas drejtuar nga LSI s’kishte vepruar por mora vesh qe Ujesjellesi i Prrenjasit menaxhohet nga “dishepulli” i Taleban Balles, kryetari i Bashkise Librazhd, Kastriot Gurra. Dhe pse dy ujesjellesa te ndryshem, cuditerisht Kastriot Gurra nuk lejon qe te ndahen por do te vazhdojne te jene pjese e te njejtes Sh.A. sepse keshtu mund te garantoje abuzimin e Shefit te tij te Madh te PS dhe kryetarit te vogel te PS se Prrenjasit.

Anonim te lutem doktor se diktatura e ketyre te fik deren.”

 

 

[gallery ids="73743,73742,73744,73745"]