AKTUALITET, 22 Qershor 2018, 09:41

Mbyllet marrëveshja me Greqinë, Bushati: Gur gur bëhet kalaja!

Mbyllet marrëveshja me Greqinë, Bushati: Gur gur bëhet kalaja!

Ministri Jashtëm, Ditmir Bushati, është takuar pasditen e kësaj të enjteje me homologun e tij grek, Nikos Kotzias ne Rodos ku kanë rënë dakort për arritjen e një drafti final për marrëveshjen e detit.

Nisjen e takimit e ka njoftuar vetë Bushati përmes një fotoje në Instagram me diçiturën: “Gur, gur bëhet kalaja”, një mesazh qesharak, po të kihet parasysh mungesa e transparencës në të cilën janë zhvilluar negociatat.

Të premten në Athinë dy grupet negociatore do të ulen për t’i dhënë fund dokumentit të shumë diskutuar.

Marrëveshja e re pritet te firmoset nga 2 kryeministrat Rama e Tsipras, por ende nuk ka një datë konkrete pasi zhvillimet 24 orëve që do të pasojnë do të vendosin dhe fatin e këtij dokumenti të shumë të debatuar.