TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme në rrafshin ndërkombëtar.
Bukuroshja shqiptare vazhdon të ngjisë shkallët e suksesit në koncerte të ndryshme anembanë botës.
Ajo së fundi ka qëndruar në qytetin amerikan të Nju Jorkut, ku ka pasur mundësinë të takohet edhe dy super modele.
Bëhet fjalë për Gigi Hadidin dhe Grace Elizabeth, të cilat e kanë futur në mes këngëtaren shqiptare si një sanduiç.
“Në një supermodel sanduiç”, ka shkruar Dua me rastin e publikimit të fotografisë në llogarinë personale në Instagram.
Theksojmë se gjatë muajit gusht këngëtarja do të jetë në Prishtinë, ku do të marrë pjesë në festivalin e krijuar prej të atit të saj, Dukagjin Lipës, “Sunny Hill”.
Ndërkohë, Dua është duke punuar në projekte të ndryshme muzikore, të cilat do t’i publikojë gjatë muajve në vijim.