TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prej disa javësh, në sportelet e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTR) u paraqitën qindra qytetarë, të cilët kërkonin karton të ri për patentat. Ata kanë aplikuar prej muajsh, por edhe pse afati është 2 javë për dorëzimin e patentës së re, nga (DPSHTR) dalin shumë pak kartona, ose pothuajse fare.
Tpz.al kontaktoi burime brenda këtij institucioni, dhe e informuan se shkak i këtij ngërçi është shtyerja për disa muajsh i tenderit të ri të patentave, për printerat që mundësojnë prodhimin e kartonave. Për këtë kaos akuzonin Drejtorin e ri të institucionit, z. Arben Isaraj. Ky i fundit nuk ka aprovuar deri tani asnjë tender për këtë problem, që do të zhbllokonin edhe situatën e krijuar.
Por, ende pa gjetur një zgjidhje përfundimtare për patentat e reja, qeveria ka akorduar plot 2 miliardë lekë të vjetra me TVSH për një tender tjetër “Plotësimi i sistemeve të lejedrejtimit”.
Në fakt ky tender, sipas burimeve nga Drejtoria e Transportit Rrugor nuk është bërë nga titullari i (DPSHTR-së), Arben Isaraj, por nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, një institucion me varësi direkte të qeverisë. Qëllimi kryesor i këtij tenderi është grupi i disa regjistrave të (DPSHTR-së), në një të vetëm.
Padyshim që kjo është një lëvizje pozitive në digjitalizimin e të dhënave, por nga ana tjetër nuk është parësore, pasi në sportelet e (DPSHTR-së) është shkaktuar një kaos i vërtetë, për shkak të mungesës së kartonave të patentave.
Mësohet se ky sistem prej 2 miliard lekësh do të ndërtohen regjistrat kryesorë mbi të cilat sillet leja e drejtimit. Në këtë sistem bëjnë pjesë regjistri i shtetasëve, ku mbahen të dhënat të cilat i përkasin drejtuesve të mjeteve. Ky regjistër është populluar nga ana e DPSHTRR që nga viti 2013 dhe përdor si çelës primar NID dhe popullimet e reja për shtetasit shqiptar bëhet me anë të komunikimit me gjendjen civile.
Gjithashtu është regjistri i lejedrejtimit, ku në këtë regjistër mbahen të dhënat për të gjithë kategoritë për të cilat është aftësuar shtetasi, statusi i tyre, kambio manuale/automatike, kodet që i përkasin kategorisë. Mësohet se plotësimi i këtij regjistri behet automatikisht nga ana e sistemit të testimit praktike si dhe nga ana e testimit teorik për kategoritë të cilat merren direkt vetëm me teori.
Ka edhe sistem të regjistrit të kartonave, ku në këtë regjistër mbahen të dhënat e kartonat të lejeve të drejtimit me të cilat është pajisur një drejtues mjeti si dhe kategoritë që ka pas ky karton. Aktualisht në këtë regjistër mbahen të dhënat e tre versionëve të kartonave të lejeve te drejtimit.
Është edhe regjistri i autoshkollave, ku mbahen të dhënat në lidhje me autoshkollën ku përcaktohen atributet e autoshkollës, përcaktohet drejtuesi teknik, pronari, drejtuesi teknik në rastet kur është e pajisur me licence për CAP.
Është edhe regjistri i pikëve, regjistri i testimeve praktike, regjistri i mësuesit te teorisë, regjistri i Instruktorëve te praktikës si dhe lista e zezë. Në listën e zezë mbahen të dhënat për pezullimet e lejeve të drejtimit të dhëna nga policia ose nga gjykata apo organe të tjera kompetente. Aktualisht ky regjistër popullohet me të dhëna nga policia në mënyrë automatike me anë të komunikimit me webservice.
Mësohet se mungojnë disa regjistra, si dosja e drejtuesit të mjetit, regjistri i konvertimeve të lejeve të drejtimit, regjistri i lejeve të drejtimit ndërkombëtare etj. Sipas qeverisë, synohet që të bëhet një sistem i vetëm me të gjitha këto regjistra, apo edhe me krijimin e disa regjistrave të rinj.
Por para se të merren me sistemin, qeveria duhet të zhbllokojë menjëherë ngërçin e lejeve të drejtimit (patentave), të cilat prej muajsh janë bllokuar nga institucioni që drejton z. Arben Isaraj./TPZ.AL/
