AKTUALITET, 22 Qershor 2018, 09:34

Botërori/ Policia zvicerane në gatishmëri, sot rrezik përleshjesh mes shqiptarëve dhe serbëve

Botërori/ Policia zvicerane në gatishmëri, sot rrezik

Mediat zvicerane shkruajne sot per nje rrezik perplasjesh mes shqiptareve dhe serbeve, kur Zvicra do luajë të sot ne mbremje kundër Serbisë në kuadër të Kupës së Botës.

Policia është e vëtëdijshme për përballjen, shkruan media zvicerane “Aargauer Zeitung”, duke treguar edhe komentet fyese të tifozëve serbë pas publikimit të fotos nga Xherdan Shaqiri me atletet që kishin flamurin e Zvicrës dhe Kosovë, përcjell albinfo.ch.

“Ne kemi kryer analiza të rrezikshmërisë dhe kemi definuar lojën,” tha zëdhënësi i policisë, Roland Pfister.

Përleshjet mes shqiptarëve dhe serbëve nuk janë histori e panjohur për shumë vende perëndimore. Gjatë përballjes mes Shqipërisë dhe Serbisë në Beograd në 2015, u raportuan një sërë incidentesh në disa qytete zvicerane.