AKTUALITET, 21 Qershor 2018, 20:01

Deutsche Welle: Rama shpëton kancelaren Merkel nga rrëzimi, merr refugjatët dhe hapjen e negociatave

Deutsche Welle: Rama shpëton kancelaren Merkel nga rrëzimi, merr

Tashmë duket se ka pak dyshime. Transmetuesi publik gjerman, Deutsche Welle shkruan se qeveria shqiptare mund të shpëtojë kancelaren gjermane Angela Merkel nga rrëzimi.Fati i saj është në fije të perit për shkak se aleatët e kërcënojnë për çështjen e azilantëve.

Zgjidhja do i vijë nga Shqipëria e vogël, e cila do pranojë të marrë refugjatët që vijnë nga Afrika e Jugut dhe Lindja e Mesme. DW shkruan se Shqipëria e ka provuar veten se mund të mbajë qindra e mijëra refugjatë si në rastin e luftës së Kosovës. Si shpërblim, përveç ndihmës financiare, Shqipëria merr dhe hapjen e negociatave pasi CDU e Merkel ka rezerva per qeverinë e Edi Ramës. Por përse Shqipëria? Sepse është në Mesdhe dhe emigrantët do shkarkohen në portin e Durrësit.

Në këtë mënyrë palët kënaqen të gjitha, shkruan DW, edhe BE, edhe Berlini, edhe Shqipëria. DW citon një shprehje ballkanike: Ujku është i ngopur dhe delja është e paprekur.