AKTUALITET, 22 Qershor 2018, 09:38

Arrestohen dy persona në Lezhë, ja pse kërkoheshin nga policia.

Arrestohen dy persona në Lezhë, ja pse kërkoheshin nga policia.

Lokalizohen, kapen dhe ndalohen 2 shtetas në kërkim ne Lezhe, për të cilët Gjykata e Kurbinit ka caktuar masën e sigurisë ” Arrest më burg”.

Te dy te arrestuarit kane qene ne kerkim per disa vepra penale dhe tashme duhet te perballen me drejtesine. Ne pranga u vune Eriger (Gentian) Bushi, 38 vjeç dhe Bruno (Maks) Cenaj, 25 vjeç, banues në Kukës.

Njoftimi i policise

Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, pas një pune profesionale dhe të mirëorganizuar, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit në kërkim :

– Eriger ( Gentian) Bushi, 38 vjeç, banues në Laç (person me preçedentë të mëparshëm penale, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, plagosje, kundërshtim i punonjësve të policisë, si dhe i dyshuar për vjedhje me dhunë)

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin me vendimin nr.1188 datë 31.05.2018, ka caktuar masën e sigurisë ” Arrest me burg” për veprat penale ” Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”” Kanosja” dhe ” Plagosje e lehtë me dashje” parashikuar nga nenet 278/1 , 84 dhe 89 të Kodit Penal.

Arrestimi tjeter 

Nga forcat policore të Seksionit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas një pune profesionale të mirëorganizuar, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit në kërkim:

– Bruno ( Maks) Cenaj, 25 vjeç, banues në Kukës

Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin me vendimin nr. 1254 datë 06.06.2018, ka caktuar masën e sigurisë ” Arrest më burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim’ parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Materialet proçedurale për të dyja rastet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.