AKTUALITET, 21 Qershor 2018, 21:17

Ndeshja me Serbinë, Xhaka: Gati të luftojmë nesër

Ndeshja me Serbinë, Xhaka: Gati të luftojmë nesër

Granit Xhaka ka dhuruar një paraqitje shume të mirë në ndeshjen që kombëtarja e tij luajti përballë Brazilit. Nesër ekipi i Zvicrës ka një ndeshje të rëndësishme përballë Serbisë dhe 25-vjecari thotë se ndihet gati.

"Stërvitja e fundit përfundoi. Tani jemi gati për të luftuar dhe këtë do ta bëjmë për ju nesër”, ka shkruar Xhaka. Ylli nga Kosova pritet të luajë një rol të rëndësishëm në mesfushën e Zvicrës.