AKTUALITET, 24 Shkurt 2018, 10:46

Identifikohet viktima në Drin, policia jep detaje

Identifikohet viktima në Drin, policia jep detaje

Policia e Shkodrës ka bërë të ditur se shtetasi që humbi jetën mëngjesin e sotëm pasi u rrëzua në ujrat e Drinit është 71 vjeçari Sh.Ç, banues në lagjen Danjel Matlia në Shkodër.

“Me 24.02.2018 rreth orës 09:00 jemi njoftuar se në lumin Drin poshtë urës është gjetur një person i mbytur, i seksit mashkull.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga lumi Drin dhe është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Shkodër,

Nga familjarët e tij është bërë i mundur identiteti i personit ku rezulton te jetë shtetasi Sh. Ç. 71 vjeç, banues në lagjen Danjel Matlia, Shkodër.

Po punohet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.