AKTUALITET, 14 Nëntor 2018, 23:07

Ikën pa adresë, burri denoncon në polici zhdukjen e gruas

Ikën pa adresë, burri denoncon në polici zhdukjen e gruas

Një 43-vjeçar nga Tirana ka dhënë alarmin në polici, pasi prej disa ditësh gruaja e tij është larguar pa adresë nga shtëpia.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet A.C., denoncoi para bluve se gruaja e tij, 34-vjeçarja me inicialet D.C., ishte larguar prej disa ditësh nga banesa.

Pas kallëzimit në fjalë, policia nisi kërkimet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.