AKTUALITET, 23 Tetor 2018, 21:27

Pamje të frikshme! 17 të plagosur në Romë nga shembja e shkallëve elektronike, katër rëndë

Stacioni i metrosë së Romës është mbyllur. Nga informacionet që raportohen në mediat italiane, ka pasur incidente në një shkallë lëvizëse.

Raportohet për 17 të plagosur, mes tyre edhe tifozë të CSKA-së së Moskës, që ishin në kryetqtin italian për ndeshjen kundër Romës, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Katër persona raportohet se janë në gjendje të rëndë.

Il cedimento della scala mobile nella stazione Repubblica della metropolitana di Roma, 23 ottobre 2018. ANSA/PERI-PERCOSSI

Trenat e metrosë vazhdojnë të kalojnë pa u ndalur në stacion.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forca të shumta policie.

Un ragazzo ferito dopo il cedimento della scala mobile nella stazione Repubblica della metropolitana di Roma, 23 ottobre 2018. ANSA/PERI-PERCOSSI

Në mediat italiane janë publikuar video që sjellin momente nga incideti dramatik.