AKTUALITET, 23 Tetor 2018, 21:58

Denoncimi te Berisha: BastArena e Olsi Ramës ‘pushton’ edhe Kosovën

Denoncimi te Berisha: BastArena e Olsi Ramës ‘pushton’ edhe

Sali Berisha ka publikuar një mesazh nga një qytetar i Prishtinës, i cili shprehet se kompania e basteve online, BastArena, për të cilën opozita shprehet se ka aksioner Olsi Ramën, po pushton edhe Prishtinën.

Sipas denoncuesit, pika në foto është hapur në qendër të Prishtinës.

POSTIMI:

Bastarena e vëlla Olsit pushton edhe Prishtinën!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje Doktor, jam nje qytetar nga Prishtina.

Edi Rama po krenohet se kinse do i mbyll bastet ne Republiken e Shqiperise, mirepo ne Kosove, posaqerisht ne Prishtine vecse kane fillu me lulezu bastet kompanise se vella Olsit.

Kjo eshte pika qe sapo e ka hap mu ne qender te Prishtines, shume prane menzes se studenteve.

Kjo eshte reklama gjigante e bixhozgjiut Rama e cila po infekton popullin e kosoves, respektivisht qytetaret e Prishtines!”