AKTUALITET, 23 Tetor 2018, 22:21

Asnjë shok nuk i shkon në ditëlindje, fytyra e këtij djali prek internetin

Asnjë shok nuk i shkon në ditëlindje, fytyra e këtij djali
Fytyra e pikëlluar e këtij djali të vogël ka prekur me mijëra zemra sot. Atij nuk i erdhi asnjë nga shokët e kopshtit te festa që organizoi në një piceri. Mamaja thotë se ajo kishte përgatitur qeska me ëmbëlsira për ftesa, dhe kishte folur me disa prej prindërve, të cilët i patën thënë se do të vinin. Por pasi lajmi u bë viral nëpër internet, djali ka marrë oferta nga më të ndryshmet. Një prej tyre është ekipi Phoenix Suns. Ata i kanë ofruar bileta falas te një ndeshje e rëndësishme, dhe madje që ta shohë bashkë me ekipin.