AKTUALITET, 11 Gusht 2018, 12:05

Masakra me 8 të vrarë, socialisti Namik Dokle: Të mblidhet Kuvendi, duhet ligj kundër armëmbajtjes pa leje

Masakra me 8 të vrarë, socialisti Namik Dokle: Të mblidhet

Pas masakrës së Resulajt ku një 24-vjeçar vrau me armë zjarri 8 të afërm të tij, ka pasur shumë reagime edhe nga politika. Kështu socialisti Namik Dokle përmes një statusi në “Facebook” teksa shpreh keqardhje për ngjarjen e rëndë, thekson se Kuvendi duhet të mblidhet me urgjencë.

Ish-krytari i Kuvendit, mes të tjerash pohoi se duhet një ligj i veçantë kundër armëmbajtjes pa leke, me dënime fikse, ndërsa jep mesazhin e qartë se duke u bërë bashkë shqiptarët, mund të shpëtojnë jetë.

REAGIMI I NAMIK DOKLES

CFARE DUHET BERE PAS MASAKRES TRAGJIKE???

Lajm trondites! Masaker me tete te vrare. Tragjedi e madhe ne familjet e tyre. Dhimbje e pakufi per viktimat.

Cfare duhet bere pas kesaj?

1. Mbledhje e jashtezakonshme e Kuvendit.

2.Ligj i vecante kunder armembajtjes pa leje, me denim fiks, qe te mos mundet asnje gjyqtar ( i “vetinguar” apo i “pavetinguar”) te beje “politike gjyqsore” korruptive.

3. Shperblim per cdo qytetar denoncues te krimit te armembajtjes pa leje.

4.Aksion policor dhe qytetar per dorezimin e armeve pa leje dhe kufizim i atyre me leje.

TE GJITHE BASHKE TE SHPETOJME JETE!