TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
I baltosur, me fytyrën e gjakosur, ra në prangat e policisë, 24-vjeçari që ditën e djeshme në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë, vrau me kallashnikov 8 persona nga fisi i tij, mes të cilëve dy fëmijë, numri më i madh i personave të vrarë në Shqipëri nga dora e një njeriu.
http://www.tpz.al/2018/08/10/masaker-ne-vlore-24-vjecari-vret-tete-persona-midis-tyre-dy-femije/
Sipas njoftimi të policisë, Ritvan Zykaj u arrestua në një zonë periferike në dalje të fshatit të Selenicës. Duke qenë bari, i riu ishte njohës i mirë i zonës, dhe nata ishte terren në favor të tij dhe jo policisë. Në aksionin për kapjen e tij u vunë edhe qenë gjurmues, forca të policisë së Vlorës, RENEA-s, FNSH-së dhe Delta Forcës, derisa këtë mëngjes u bë e mundur kapja e autorit të krimit të 8-fishtë.
Operacioni u drejtua nga vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ndërsa mbrëmë në fshat mbërriti edhe ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj. Panorama ishte mjaft e trishtë. Trupa viktimash në oborrin e shtëpisë dhe brenda banesave të tyre….8 të tillë.
http://www.tpz.al/2018/08/11/masakra-e-resulajt-me-tete-viktima-jehone-ne-mediet-nderkombetare/
Njoftimi i policisë për arrestimin e Zykajt:
Si rezultat i punës së mirëorganizuar, krehjes së territorit, kontrolleve të shumta dhe pa ndërprerje gjatë gjithë natës edhe me anë të qenit gjurmes, të përdorur nga ana e strukturave Policore të DVP Vlorë, Renea, Fnsh dhe Delta Forcë, u bë e mundur kapja e autorit të krimit Ridvan Zykaj në një zonë periferike në dalje të Selenicës.
Gjithashtu u sekuestrua edhe arma e krimit, një kallashnikov.
Autori është shoqëruar në DVP Vlorë, për veprimet e mëtejshme.
Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave”, parshikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal.
http://www.tpz.al/2018/08/10/nga-sherri-per-pulat-tek-ai-per-bagetite-ja-pse-ndodhi-masakra-ne-resulaj/
http://www.tpz.al/2018/08/11/autori-i-masakres-ne-arrati-sfidon-edi-ramen-a-me-gjen-dot-ku-jam/
http://www.tpz.al/2018/08/11/policia-e-ndjek-por-vrasesi-kalon-kohen-ne-facebook-komentuesit-i-bejne-thirrje-te-dorezohet/