AKTUALITET, 11 Gusht 2018, 00:07

Monstra nuk pendohet për 8 të vrarët, i përgjigjet me sharje komenteve në Facebook

Ritvan Zykaj, autori i masakrës së tetë personave, duket se nuk është penduar aspask për veprimet që ka ndërmarrë. Ai është në arrati, por vijon të komunikojë në facebook.  Zykaj ka shkruar në rrjetet sociale një status banal, ku tregon bezdinë për komentet që ka marrë pas vrasjeve makabër që ka kryer.

Policia ka angazhuar dhjetëra forca speciale ta kërkojnë në malet pranë fshatit Resulaj të Vlorës, Zykaj ka pasur kohë të ndjekë përmes celularit çfarë shkruhet për të dhe duket se nuk është penduar aspak për faktin që i mori jetën 8 personave, mes tyre dy fëmijë.