AKTUALITET, 11 Gusht 2018, 09:02

I baltosur dhe me automatik me vete, si u kap i fshehur në një shkurre monstra Zykaj

Ritvan Zykaj, monstra 24 vjeçare që vrau 8 persona dhe plagosi gjashtë të tjerë, u arrestua nga policia në periferi të Selenicës. Zykaj u kap në momentin që po dilte nga një shkurre.

Në momentin që 24 vjeçari ka parë policinë ai ka tentuar të rrëmbejë automatikun që mbante me vete, por më pas i është përgjigjur thirrjes së policisë për t'u dorëzuar.