TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Kam qenë i pirë dhe nuk mbaj mend se çfarë kam bërë”. Kjo është deklarata e parë e Ritvan Zykajt, autorit të masakrës në Resulaj të Selenicës, ku mbetën të vrarë tetë kushërinj të tij.
Në momentin e arrestimit është shfaqur i qetë dhe i është dorëzuar pa asnjë rezistencë policisë.
Zykaj nuk ka mohuar konfliktin e vazhdueshëm që ka pasur me kushërinjtë.
“Ata më akuzonin mua për çdo gjë që ndodhte”- ka thënë ai.
Ndërkohe që sipas policisë bëhej fjalë për disa pula deti që ishin vjedhur dhe për të cilat, kushërinjtë kishin akuzuar 24-vjecarin.
Nga masakra e kryer, autori ka vrarë vëllain e gjyshit të tij, Demirin, 76 vjeç, dhe gruan e tij Perri, 78 vjeç, si dhe ka vrare dy djemtë e Demirit: Azemin, 49 vjeç, dhe gruan e tij, Aferdita, 47 vjeç; si dhe Besimin, 45 vjeç, dhe gruan, Vasilika, 40 vjeç e tij si dhe dy fëmijët e tyre Sarën, 15 vjeç dhe Ledjonin rreth 6 vjeç.
Për gati 12 orë autori i masakrës të ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Resulaj, Selenicë të Vlorës, ishte në kërkim nga rreth 500 efektivë policie.
Ritvan Zykaj u gjet i fshehur në një vend me barishte të gjata rreth 2 km larg banesës së tij dhe banesave të viktimave të familjes Zykaj.
Rreth orës 05:30 policia pasi ka lokalizuar zonën i ka bërë thirrje të dorëzohet vrasësit të tetë kushërinjve nga ana e babait të tij.
Ridvan Zykaj nuk ka bërë rezistencë. Policia ka gjetur në vendngjarje dhe armën e krimit dhe telefonin.
/TPZ.AL/