AKTUALITET, 11 Gusht 2018, 01:21

Autori i masakrës bënte ironi me Edi Ramën nga arratia: A më gjen dot ku jam?

Ritvan Zykaj, autori i masakrës në Vlorë, ku mbetën të vrarë tetë persona, ka patur kohë gjatë momenteve që ka qenë në arrati, të bëjë komente në rrjetet sociale

Kur në ndjekje të Zykajt, ishin qindra efektivë të policisë, vrasësi vijonte komunikimin duke u kthyer përgjigje komentuesve.

Zykaj e kaloi kohën në arrati duke bërë komente në rrjetet sociale. Në një prej komenteve ai "sfidon", kryeministrin Edi Rama duke i thënë "O Edi Rama, a më gjen dot ku jam?".

Zykaj u kap në orën 5 të mëngjesit në periferi të Selenicës.

 

http://www.tpz.al/2018/08/11/masakra-e-resulajt-me-tete-viktima-jehone-ne-mediet-nderkombetare/