AKTUALITET, 11 Gusht 2018, 09:25

Fjalët e para të monstrës Zykaj, çfarë i tha policisë në momentin e arrestimit

Ritvan Zyka, monstra që vrau 8 persona, është vënë në pranga nga policia në orën pesë të mëngjesit të sotëm.

Zykaj ndodhej në arrati dhe ka mundur t'i shmanget policisë për disa orë, i ndihmuar nga errësira dhe njohuritë e mira për zonën.

Ai u arrestua në periferi të Selenicës, gjatë momentit kur po dilte nga një shkurre.

Nga policia i është bërë thirrje: "Dorëzohu hidh armën".

Ai ka qenë i fshehur mes shkurreve në periferi të Selenicës, ka hedhur armën dhe është dorëzuar.

Në momentin e arrestimit ai ka thënë vec një fjalë: ‘më kapët’ dhe krejt i qetë ka pranuar arrestimin.

Po kështu nuk ka shfaqur shenja pendese. Ndërkohë që u përfol se mund të kishte qenë i dehur, burime nga grupi i arrestimit bënë me dije se 24-vjeçari nuk kishte shenja të konsumimit të alkoolit.

LEXO EDHE: 

http://www.tpz.al/2018/08/11/masakra-e-resulajt-me-tete-viktima-jehone-ne-mediet-nderkombetare/