TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kujtim Zykaj, gjyshi i autorit të masakrës së Selenicës, Ritvan Zykaj, ka treguar për mediat momentet e tmerrit nga gjithë ajo që i kanë parë sytë.
“Ishim në drekë, në atë festë, ai piu një birrë dhe një tjetër e mori me vete. Unë u ngrita nga tavolina si plak që jam më shpejt, pas meje u ngrit edhe ky. I thashë ça do të bësh, më tha do të nxjerr dhentë”- tregon gjyshi i masakruesit.
Ai thotë se jeton në shtëpinë më lart, jo me Ritvanin, pasi jeton me djalin tjetër. Kujtim Zykaj nuk ka fjalë të tregojë se si i ka gjetur viktimat mes gjakut, ndërkohë që thotë se do të marrin pjesë në varrim.
Autori i ngjarjes ka hyrë fillimisht në shtëpinë e gjyshërve i armatosur me kallashnikov, e ka shtënë mbi ta dhe dy prej pjesëtarëve të familjes së një xhaxhai. Më tej ka shkuar në shtëpinë e xhaxhait tjetër, 30 metra më larg, për të ekzekutuar edhe 4 persona të tjerë, vret xhaxhain, bashkëshorten dhe dy fëmijë.
Autori ka vrarë vëllain e gjyshit të tij, Demirin, 76 vjeç, dhe gruan e tij Perri, 78 vjeç, si dhe ka vrare dy djemtë e Demirit. Azemin, 49 vjeç, dhe gruan e tij, Aferdita, 47 vjeç; si dhe Besimin, 45 vjeç, dhe gruan, Vasilika, 40 vjeç e tij si dhe dy fëmijët e tyre Sarën, 15 vjeç dhe Ledjonin rreth 6 vjeç.
/TPZ.AL/